Valverde: Mos e dramatizoni dëmtimin e Dembele!

Barcelona mori një lajm të keq këtë javë me Ousmane Dembele, që ka pësuar një dëmtim të ri, por Ernesto Valverde nuk është shqetësuar. Duke diskutuar për dëmtimin e fundit të francezit, trajneri vuri në dukje se është një dëmtim i lehtë. “Ai pësoi një incident të rëndë në fillim të sezonit në Getafe dhe tani ai ka një problem të vogël, që ka shumë pak të bëjë me atë të mëparshmin”, u tha Valverde gazetarëve në një konferencë shtypi të martën.

“Ne nuk do ta dramatizojmë këtë dëmtim. Nuk kam dyshime, se lojtari do ta kapërcejë. Ne do të bëjmë gjithçka është e mundur, që ai të rikthehet sa më parë. Ne shpresojmë, që ai të mos mungojë për shumë kohë”, shtoi trajneri. Sa i përket Samuel Umtiti, i cili është afër kthimit nga një dëmtim, trajneri tha se lojtari mund të kthehet këtë javë, por nuk vendosi një datë kur francezi do të jetë në formacion.

Valverde më pas u ndal tek Copa del Rey, pasi të mërkurën katalanasit përballen me rivalët e qytetit, dhe ish-ekipin e tij, Espanyol. “Ata janë në një formë të mirë, siç tregojnë statistikat. Është një derbi dhe çdo hendek është zvogëluar si rezultat i faktorit emocional. Duhet të përpiqemi të jemi të fortë. Do të jetë e vështirë të arrijmë në gjysmëfinale dhe ne i respektojmë shumë. Espanyol ka qenë një klub i rëndësishëm në karrierën time, por tani është koha për t’u përqëndruar në anën profesionale të gjërave”, tha ai.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan