Valverde mund të shkarkohet në fillim të qershorit nga Barcelona

26 Maj 2019

Presidenti i Barcelonës, Jose Maria Bartomeu, ka thirrur një mbledhje urgjente pas humbjes në Kupën e Mbretit nga Valencia, duke u takuar me Ernesto Valverden.

Skuadra katalunase humbi 2-1 në finalen e garës së dytë më të rëndësishme në Spanjë, ndërsa u eliminua më herët edhe nga Liga e Kampionëve.

Barcelona e ka fituar titullin e La Ligas në sezonin që lamë pas nën menaxhimin e Valverdes, por këto dy humbje u kanë shkaktuar një dridhje bordit dhe skuadrës blaugrane.

Josep Maria Bartomeu (Foto: Miquel Benitez/Getty Images/Guliver)

Real Madridi kishte sezonin më të keq të mundshëm duke përfunduar 19 pikë pas kampionit, por humbja e Barcelonës ndaj Valencias në Kupën e Mbretit, ka vënë të ardhmen e Valverdes në dilemë.

Skuadra katalunase ishte duke fituar 3-0 nga ndeshja e parë gjysmëfinale ndaj Liverpoolit, por në ndeshjen e dytë në Anfield ndodhi befasia që pakkush e kishte pritur.

‘The Reds’ përmbysën rezultatin në 4-0, duke e eliminuar Barcelonën nga gara më e madhe për klube në Evropë, por edhe duke edhe në këtë sezon ta fitonte Ligën e Kampionëve.

Ernesto Valverde (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Më herët në këtë muaj, Bartomeu bëri me dije se Valverde është trajneri që ata e duan, mirëpo kjo humbje në Kupën e Mbretit, ka lëvizur gjërat.

“Ne i shikojmë gjërat nga një projekt afatgjatë dhe mendojmë për transferimet që ndodhin në çdo afat. Valverde? Ai ka kontratë me ne dhe është trajneri që ne e duam”, kishte thënë presidenti i Barcelonës në fillim të muajit maj.

Lexo po ashtu: Bartomeu paralajmëron disa largime nga Barcelona

Por, sipas mediave në Spanjë, tani gjërat kanë ndryshuar dhe Valverde mund të shkarkohet nga bordi i klubit katalunas në fillim të muajit qershor. /Telegrafi/

www.telegrafi.com