Valverde thotë se Barca duhet të ketë kujdes nga Rayo

08 Mars 2019
Valverde thotë se Barca duhet të ketë kujdes nga Rayo

Bosi i Barcelonës, Ernesto Valverde, ua ka tërhequr vërejtjen lojtarëve të tij se ndeshja e të shtunës ndaj Rayo Vallecanos nuk është e lehtë.

Rayo që po lufton për mbijetesë ka pesë ndeshje radhazi me humbje dhe udhëtojnë në Camp Nou te Barca që ka humbur vetëm dy herë këtë edicion.

Barca është afër që të sigurojë titullin, por Valverde nuk po merr asgjë si të garantuar.

“Gjëja e vështirë është se në secili ekip në La Liga mund ta mposhtë secilin ekip. Tri pikë në këtë kampionat këtë ditë janë vështirë të fitohen”.

“Ne po shkojmë në fund të sezonit dhe kështu do të jetë edhe më vështirë”.

Can @atletienglish close the gap on @FCBarcelona? 🤔

Will @GetafeCF or @Alaves end the week in 4th? 💙

Is this the week @SDHuesca climb out of the relegation zone? 🧗‍♂️#LaLigaSantander pic.twitter.com/18Tu4JLO3r

— LaLiga (@LaLigaEN) March 7, 2019

“Të gjitha ekipet luftojnë për titull, për mbijetesë ose për një vend në Evropë”.

“Është e vërtetë se Rayo ësht ënë pozitë të vështirë, opr mos të harrojmë, se në fund të sezonit ekipet marrin shumë pikë dhe dinë të befasojnë”, deklaroi Valverde. /Telegrafi/

www.telegrafi.com