Van de Beek: Më pëlqejnë shkrimet që më lidhin me Barcelonën, por duhet ende të përmirësohem

09 Qershor 2019

Donny Van de Beek ka qenë njëri nga futbollistët kryesor të Ajaxit këtë edicion.

Mesfushori ofensivë ka qenë vendimtar në disa ndeshje si në Ligën e Kampionëve ashtu edhe në Eredivisie.

22-vjeçari e ka mbyllur një vit të jashtëzakonshëm me Ajaxin duke shënuar 17 gola dhe duke asistuar në 13 të tjerë në të gjitha garat.

Për lojtarin interesim ka shprehur edhe gjiganti kataluans Barcelona, ndërsa vet Van de Beek ka folur për interesimin e tyre.

Donny van de Beek. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

“Kam lexuar shumë në lidhje me interesimin e Barcelonës në gazeta dhe them të drejtën se më pëlqejnë shkrimet”, tha fillimisht Van de Beek.

Reprezentuesi holandez ka thënë se për tu transferuar te Barcelona duhet të përmirësohet ende.

“Aktualisht unë jam një lojtar i Ajaxit dhe jam i lumtur për këtë. Është shumë mirë kur emri më lidhet me Barçën, por unë duhet ende të përmirësohem”, tha Van de Beek.

Interesim për lojtarin kanë shprehur edhe skuadra tjera të mëdha si PSG, Arsenal dhe Tottenham Hotspur. /Telegrafi/

www.telegrafi.com