Van Dijk për Topin e Artë: Jam i nderuar që më shikojnë si favorit për ta fituar çmimin

21 Korrik 2019

Virgil Van Dijk u është përgjigjur zërave se ai është favorit për ta fituar Topin e Artë, pas paraqitjeve të jashtëzakonshme në sezonin e kaluar.

Mbrojtësi 28-vjeçar ishte i pafat në Ligën Premier, pasi e humbën titullin nga Manchester City për një pikë, mirëpo e fituan Ligën e Kampionëve në fitoren 2-0 ndaj Tottenham Hotspurit në Madrid.

Holandezi e fitoi çmimin e lojtarit më të mirë në ligën e Anglisë, mirëpo tani shihet si favorit për ta fituar edhe çmimin më të madh që mund ta marrë një lojtar.

Virgil van Dijk (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Në një intervistë për LFC TV, Van Dijk ka thënë se ai është i nderuar me zërat që dëgjon se ai e meriton Topin e Artë.

“Jam i nderuar kur i dëgjojë njerëzit të thonë ashtu, por çfarë mund të bëjë? Nuk ka ndikim në çdo gjë”, ka thënë mbrojtësi holandez.

“Personat që kanë ndikim në atë pjesë, duhet të vendosin se kush e meriton Topin e Artë. Nuk mund ta mohoj se ka qenë sezon i mirë”.

Lexo po ashtu: Koeman: Harrojeni Messin, Topin e Artë e meriton Van Dijk

“E vetmja gjë që mund të bëjë është që të fokusohem në sezonin e ri dhe të bëjmë gjëra më të mira se vitin e kaluar”, ka shtuar më tej ai.

Mbrojtësit rrallë kanë fituar Topin e Artë dhe nëse është zgjedhur, Van Dijk do të ishte mbrojtësi i parë në 13 vitet e fundit. Fabio Cannavaro ishte mbrojtësi i fundit, pasi në vitin 2006 e fitoi çmimin. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan