Van Dijk votohet si lojtari më i mirë i finales së Ligës së Kampionëve

03 Qershor 2019

Virgil Van Dijk është zgjedhur si lojtari më i mirë i javës së finales së Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Tottenham Hotspur.

Liverpooli ka fituar me rezultat 2-0 ndaj Tottenhamit ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve të zhvilluar të shtunën mbrëma në Wanda Metrolitano.

Golat në këtë fitore të skuadrës së Jurgen Klopp u shënuan nga Mohamed Salah (2′) dhe Divock Origi (88′).

Lexo po ashtu: Van Dijk: Messi më i miri në botë dhe favorit për Topin e Artë, por as unë nuk do ta refuzoja çmimin  

Megjithatë, merita të mëdha në këtë triumf të Liverpoolit në Ligën e Kampionëve pati edhe reparti i mbrojtjes.

? Bravo, #UCLfinal winner Virgil van Dijk ???#UCL | #POTW | @FTBSantander pic.twitter.com/tmXnXCAes5

— #UCLfinal (@ChampionsLeague) June 3, 2019

Pikërisht lideri i mbrojtjes së Reds, Van Dijk, është zgjedhur si lojtari më i mirë i finales.

Mbrojtësi holandez është votuar nga fansat e faqes zyrtare të Ligës së Kampionëve, duke u zgjedhur më i miri. /Telegrafi/

www.telegrafi.com