Vangjeli snobon Superioren: Ky është objektivi jonë

Kristi Vangjeli është i lumtur nga fitorja e fundit, por ai duket qartë se e snobon Superioren. Madje-madje, edhe Europa League-n, sepse për mbrojtësin korçar duhet të arrihet këtë vit Champions League, pikërisht faza në grupe.

Fitorja – “Nuk bëmë një ndeshje shumë të mirë. Golat e shënuar në bëmë që ulnim ritmin, pasi i falëm topin Luftëtarit. E rëndësishme është se morëm 3 pikët”.

Humori i keq – “Të them të drejtën ekipi ka të njëjtin ritëm gjatë gjithë vitit. Ne punojmë për fitoret, por jemi të kujdesshëm për fitoret. Fitoret në Superiore janë të thjeshta dhe tani mund të gëzojmë vetëm nëse kapim grupet e Champions League”.

Hetimi i Skënderbeut – “Ne si lojtarë duhet të tregojmë më të mirën në lojë dhe duhet që të tjerë të merren me këtë aspekt. Ne presim që Zoti të jetë vendimtar dhe të përgatitemi për Champions League”.

Europa – “Lufta është shumë e madhe, por besoj se Laçi ka një ekip shumë të mirë dhe futbollistë me perspektivë. Ata luajnë futboll të mirë. Kukësi është shumë afër, pasi ka eksperiencë. Flamurtari është skuadër e mirë”. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan