VAR nuk akordoi penallti kundër Real Madridit shkaku i përkthimit të gabuar në gjuhën spanjolle

07 Korrik 2020

Fitorja e Real Madridit ndaj Athletic Bilbaos kaloi nën hije nga një vendim i diskutueshëm i VAR-it për të mos i dhënë vendasve një penallti.

Sergio Ramos dukej se kishte shkelur mbi kyçin e këmbës së sulmuesit, Raul Garcia në zonën e penalltisë, vetëm disa minuta pasi kapiteni i Los Blancos kishte shënuar nga pika e bardhë.

Sidoqoftë, VAR nuk ndërhyri për të dhënë një penallti dhe Diario AS tani raporton se kjo për faktin se vendimi i IFAB, i shkruar fillimisht në anglisht, nuk është përkthyer me saktësi në spanjisht – për të cilën zyrtarët po bazonin vendimin e tyre.

Nadaaaaaaaaaaaaaaa 😱😱 pic.twitter.com/u2zt4ux3I0

— Gerard Romero (@gerardromero) July 5, 2020

Incidenti ndodhi kur topi ishte i lirë dhe jo direkt në veprim, por Rregulla 12 e IFAB nuk bën asnjë referencë për topin që kontestohet – do të thotë që faulli duhet të ishte ndëshkuar me një penallti për Athletic Bilbaon.

Sidoqoftë, përkthimi në spanjisht ka ndryshuar çuditërisht rregullin për të shtuar shprehjen “topi i diskutuar me një kundërshtar” është një kërkesë përpara se të jepet ndërhyrje e palejueshme – do të thotë që nën këtë përkufizim, një penallti nuk duhet të jepet.

Lexo po ashtu: Iturralde: Penalltia e Realit ishte korrekte, por Bilbaos iu mohua një njëmbëdhjetëmetërsh

Prandaj, versioni i pasaktë në gjuhën spanjolle do të thotë që një penallti nuk duhej të ishte dhënë kundër Madridit, por rregulli i saktë do të thotë që faulli duhet të ishte dhënë kundër Ramosit.

Lajmet e fundit janë pothuajse të gjitha me kritika ndaj Real Madridit shkaku i fitoreve kontroverse, me fitoret ndaj Valencias dhe Real Sociedad të dy ndikuar shumë nga disa vendime të diskutueshme të cilat u dhanë përmes VAR.

🧐🤯 https://t.co/SM1dDsL8Ap

— IÑAKI WILLIAMS (@Williaaams45) July 5, 2020

Në të vërtetë, madrilenët thuhet se janë të zemëruar me komentet nga zyrtarë të lartë në Barcelonë, të cilët pretenduan se ata kanë përfituar nga vendimet e VAR.

Sipas Marcas, Real Madridi beson se komentet e klubit katalanas nxiten nga mllefi i tyre se tashmë kanë humbur garën për titullin e La Ligas.

Reali është lider me katër pikë më shumë se Barcelona ku kanë mbetur edhe katër xhiro për t’u luajtur deri në fund. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com