Varane drejt largimit nga Reali, Manolas mund të jetë zëvendësuesi i francezit

24 Mars 2019

Real Madridi pritet të bëjë një revolucion në skuadër për edicionin e ri.

Njëri nga lojtarët që pritet të largohet është edhe Raphael Varane, i cili dëshiron një aventurë të re.

Dëshira e lojtarit është që të largohet dhe Los Blancos nuk e kanë ndërmend që ta ndalin atë.

Real Madrid ka transferuar qendërmbrojtësin brazilian Militao nga Porto, por për këtë repart do të ketë ende prurje.

Kostas Manolas. (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Kostas Manolas është emri i ri në listën e trajnerit Zinedine Zidane që kërkon ta transferojë në Santiago Bernabeu.

Mediat italiane dhe ato spanjolle kanë raportuar se kampionët në fuqi të Evropës kanë kërkuar nga Roma informacione për mbrojtësin grek.

27-vjeçari ka një klauzolë largimi nga Roma prej 36 milionë eurove, para që për madrilenët nuk janë problem. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan