Varane: Gjithmonë e dua Mbappen si bashkëlojtar

09 Tetor 2019

Raphael Varane ka thënë se gjithmonë dëshiron që ta ketë Kyliab Mbappen në skuadër, derisa thashethemet rriten se sulmuesi mund të kalojë te Real Madridi.

Ylli i Paris Saint-Germian ishte lidhur me një kalim te Los Bnalcos gjatë kësaj vere që shkoi, ndërsa kishte shprehur dëshirën për një aventurë të re.

“Gjithmonë e dua Mbappen në skuadrën time”, ka thënë Varane për El Transistor.

Lexo po ashtu: Varane: Thashethemet për Neymarin na shpërqendruan në këtë fillim sezon

“Nëse do më pyeste një ditë, do t’i thosha vetëm gjëra të mira për Real Madridin”, ka shtuar mbrojtësi i Los Blancos.

Mbappe ka hasur në vështirësi qysh në fillim të sezonit shkaku i lëndimit te PSG, mirëpo tani është afër të rikthehet nga lëndimi. /Telegrafi/

www.telegrafi.com