Varane paralajmëron Cityn para ndeshjes kthyese në Ligën e Kampionëve

03 Gusht 2020

Raphael Varane u ka bërë thirrje bashkëlojtarëve te Real Madridi që të përdorin përvojën e tyre në ndeshjen kthyese ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.

Los Blancos pësuan humbje në shtëpi 2-1 nga Citizen para se futbolli të suspendohej nga coronavirusi në mesin e muajit mars.

Por, Varane ka bërë të ditur se ata kanë njohuri për kurthet e Ligës së Kampionëve dhe do të tentojnë të kualifikohen në çerekfinale.

“E dimë se çfarë kemi arritur në vitet e fundit dhe ka qenë diçka speciale”, ka thënë mbrojtësi francez. “Ajo çfarë duhet të bëjë është që të kemi me vete përvojën dhe të bëjë diferencën në ndeshje të mëdha”.

“Tani jemi më të relaksuar, mirëpo kemi qëllimin e njëjtë si në sezonet e kaluara”, ka shtuar më tej Varane. /Telegrafi/

🎙 @raphaelvarane: "We're going into the @ManCity game confident and looking to win."#RMUCL | #HalaMadrid pic.twitter.com/8svyq5KcWB

— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) August 2, 2020

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com