Varane thyen heshtjen: Do të qëndroj te Real Madridin edhe një vit

21 Maj 2019

Mbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane, e ka bërë të qartë se do të vazhdojë të qëndrojë në klubin aktual edhe vitin e ardhshëm. 

Francezi ka qenë i lidhur me një largim, por duket se i beson projektit të Zinedine Zidane për rindërtimin e Los Blancos.

“Do të qëndroj [te Real Madrid] edhe sezon e ardhshëm dhe jam i sigurt që do të përgjigjemi në mënyrën e duhur”.

Raphael Varane . (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

“[Këtë sezon] ne luftuam dhe u përpoqëm fort, por nuk mund të fajësojmë asnjë, pasi është e vërtetë që ne e humbëm atë shkëndijë në momente të vështira dhe nuk kam qenë në nivelin më të mirë, por do të shohim përsëri Varanen e mirë”.

“Ne duhet të evoluojmë dhe Zidane e di këtë”.

Joaquin dhe Raphael Varane. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

“Ne duhet të ri-ndërtojmë dhe të ndryshojmë gjërat, për ta filluar një cikël të ri”, ka thënë Varane për Marca. /Telegrafi/

www.telegrafi.com