Vazhdon ende rivaliteti i Barcelonës me PSG-në për Willianin

08 Maj 2019

Barcelona po e rivalizon fuqishëm Paris Saint Germain për mesfushorin e Chelseat, Willian.

Reprezentuesi i Brazilit është objektiv kryesor i skuadrës së parisienëve, por katalunasit dëshirojnë ta bëjnë për vete lojtarin që këtë sezon nuk ka pas shumë paraqitje te londinezët.

PSG është e prirur për të diskutuar një shkëmbim të mundshëm që përfshin Julian Draxlerin, ndërsa Barca është i lumtur të flasë me para të gatshme.

Sipas mediave në Spanjë, blaugranat janë të gatshëm të ndajnë rreth 35 milionë euro për 30-vjeçarin e The Blues.

Ndryshe, mesfushori deri më tani ka pasur 197 paraqitje për anglezët dhe ka shënuar 28 gola në të gjitha garat. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan