Vazhdon shitja e fanellave të Hazardit me numër 7

13 Qershor 2019

Eden Hazard pritet ta veshë fanellën me numrin legjendar 7 në Real Madrid dhe fanella e re është tashmë në shitje në Dubai.

Mariano Diaz është aktualisht pronar i fanellën me numër, por këtë verë pritet të largohet nga Santiago Bernabeu pasi nuk ka bindur.

Hazardit nuk i është dhënë ende zyrtarisht numri i fanellës, por një gjë e tillë pritet t’i bëhet sot në prezantimin e tij nga ora 19:00 në stadiumin e Real Madridit.

Lexo po ashtu: Prezantimi i Eden Hazard te Real Madridi më i madh se i Cristiano Ronaldos dhjetë vite më parë

Kjo, megjithatë, nuk e ka ndalur një dyqan në Dubai nga vendosja e fanellës në shitje.

Fanellat e Hazardit në shitje (Foto: Marca.com)

Shitja e fanellës së yllit belg ka qenë në dispozicion që nga e premtja e kaluar, kur u njoftua nënshkrimi i lojtarit.

Fanella e ‘rrezikshme’ me numër 7 është gjithashtu në shitje në aeroportin e Barcelonës. /Telegrafi/

Shitja e fanellës së Hazardit në Dubai (Foto: Marca.com)

www.telegrafi.com