Vazot në Ligën Kampionëve po formësohen, kanë mbetur edhe nëntë ditë deri te shorti i fazës së grupeve

20 Gusht 2019

Shorti për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve 2019/20 do të mbahet më 29 gusht në Monaco.

Gjithsej 32 ekipe do të futen në katër vazo para se të zhvillohet shorti, me 26 klube që tashmë janë të kualifikuar dhe tetë akoma do të vendosen nga play-off.

Vazo një është i përbërë nga fituesin e Ligës së Kampionëve, Liverpool, dhe atë të Ligës së Evropës, Chelsea, si dhe fituesit e gjashtë ligave më të mira në Evropë.

Liverpool . (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Vazo dy përbëhet nga tetë skuadrat me koeficientin më të lartë UFEA siç janë Real Madrid dhe Atletico Madrid.

Tashmë shtatë hapësira janë vendosur, me Ajaxin që mund ta zërë vendin e tetë nëse fiton në play-off kundër APOEL.

Nëse gjigantët holandezë rrëzohen, Lyon do të zërë vendin e tyre në vazon dy.

Vazo tre dhe katër vendosen gjithashtu nga koeficienti i UEFA-s, me klube me koeficientet.

Valencia do të jetë në vazon tre, ndërsa Lokomotiv Moska dhe Genk duhet të zbulojnë se në cilën nga dy vazo, do të jenë sigurt.

Grupet e mundshme të vdekjes

Klubet spanjolle mund të dalin në grupe të vështira, varësisht nga vazot.

Barcelona mund të vendoset në grup me Tottenham, Inter dhe RB Leipzig, pothuajse ngjashëm si një vit më parë.

Malcom në një ndeshje kundër Tottenhamit (Foto: Getty Images)

Real Madrid ose Atletico mund të futen në të njëjtin grup me klube si Liverpool, Bayer Leverkusen dhe Atalanta. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan