Vdekja e Xhixhi Simonit, Rey Manaj me fjalë prekëse për ish-trajnerin e Interit

22 Maj 2020

Luixhi Simoni, një nga trajnerët më të njohur në shekullin e shkuar në Itali sidomos për aventurën e tij të shkurtër tek Interi dhe mrekullinë që bëri me Kremonezen duke i dhuruar këtij klubi Serinë A në vitin 1993 dhe duke qëndruar aty për tre edicione, u nda nga jeta ditën e sotme.

Mes personazheve të shumtë që e kanë kujtuar personazhin që u shpall trajneri më i mirë në Itali edicionin 1997-98, ka qenë edhe Rey Manaj, që debutoi në futbollin profesionit me Kremonezen pikërisht në periudhën e presidencës së Simonit në skuadrën kuqegri.

“I dashur president, sot është një ditë shumë e errët për të gjithë dashamirësit e tu. Dua të të falënderoj për gjithçka ke bërë për mua. Ti gjithmonë më prite si djalin tënd dhe provove të më ndihmoje. Jam krenar që kisha një udhërrëfyes si ty, i respektueshëm, inteligjent. Tani nuk mund të gjej fjalët e duhura, më fal president. Faleminderit dhe faleminderit përsëri”, shkruan Manaj.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com