REZULTATET LIVE
Shiko listen e plote

Vdes tenistja e njohur çeke, Jana Novotna

20 Nëntor 2017 17:12

Ish-kampionia e turneut të Wimbledonit, tenistja e njohur çeke, Jana Novotna vdiq në moshën 49-vjeçare, njoftoi sot Shoqata Botërore e Tenisit (World Tennis Association – WTA).

“Novotna, e sëmurë me kancer, vdiq e rrethuar nga familja e saj në Republikën Çeke”, thuhet në një deklaratë të WTA-së.

Në karrierën e saj 14-vjeçare, Novotna, arriti të klasifikohej deri në numrin dy në botë për kategorinë individual dhe numri një për kategorinë çift, duke fituar 24 tituj si individual dhe 76 në çift.

Ajo humbi në finalet e Wimbledonit, në 1993 dhe 1997, përpara se të fitonte turneun Grand Slam, kur mundi Nathalie Tauziat, në 1998.

“Jana ishte frymëzim brenda dhe jashtë fushës së lojës”, tha shefi ekzekutiv i WTA-së, Steve Simon.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment

Jack Sock triumfon ne Paris

5 Nëntor 2017 20:27

Jack Sock regjistron suksesin më të rëndësishëm në karrierë, duke fituar titullin Masters të Parisit. Vetëm një javë më parë 25-vjecari nga Shtetet e Bashkuara pozicionohej në vendin e 24-t në garën për t’u kualifikuar për në Londër, për turneun e tetë tenistëve më të mirë të botës, përsa i përket vitit 2017, dhe për habinë e të gjithëve numri 22 i klasifikimit ATP as që e kishte idenë se ekzistonin ende mundësi për të shkuar në turneun përmbyllës ATP World Tour Finals.

Në mënyrë të cmendur gjithcka këtë javë shkoi në favor të tenistit amerikan, ku përfshihet sigurisht edhe eliminimi surprizë i bashkëkombasit të tij John Isner në gjysmëfinale, megjithatë Jack Sock përfitoi në maksimum duke mposhtur në tre sete në finale në Paris Bercy surprizën e madhe të këtij turneu, 25-vjecarin serb, Filip Krajinovic. Numri 77 i botës, që përfitoi në cerekfinale nga tërheqja e numrit 1 Rafael Nadal, luajti takimin e tij të shtatë në Mastersin e Parisit, duke patur parasysh që tenisti serb e filloi aventurën e tij që në gjysmëfinalet e ndeshjeve kualifikuese.

Tre vjet më parë në gjysmëfinalen e turneut Challenger, në Savannah, Jack Sock kishte fituar në tre sete përballjen e vetme ndërmjet tyre, sidoqoftë Krajinovic edhe në Paris përfitoi nga gabimet e tenistit amerikan për të fituar setin hapës me rezultatin 7-5. Interesant është fakti që tenisti serb, që kishte fituar 71 takime gjatë gjithë sezonit, pjesën më të madhe kuptohet në turnetë Challenger, nuk kishte humbur asnjë set në pesë finalet e zhvilluara gjatë vitit 2017, gjithsesi, 25-vjecari nga Nebrasca mori shpejt kontrollin e ndeshjes, për të kryesuar 4-1, dhe pavarërsisht se Krajinovic reagoi, duke u afruar deri në shifrat 4-3, Jack Sock dominoi takimin, duke fituar 8 nga 10 game-t e fundit të finales.

Përfundimisht tenisti amerikan mbylli gjithë takimin me rezultatin 5-7, 6-4, 6-1, në afërsisht dy orë lojë. Ndonëse humbi ndeshjen, Filip Krajinovic përfitoi, përvec 600 pikëve, edhe cekun e majmë me plot 418.000 $ dhe tashmë lojtari serb pritet të futet mes 35 tenistëve më të mirë të botës.

Jack Sock bëhet kështu tenisti i parë nga Shtetet e Bashkuara që fiton një titull Masters 1000, që nga Andy Roddick, që shtatë vjet më parë triumfoi në Miami, duke u bërë njëherësh edhe i pari amerikan që fiton në Paris, që nga titulli i Andre Agasit 18 vjet më parë.

Pas plot 69 turneve të kësaj kategorie, Sock është i pari tenist joeuropian që siguron një trofe Masters, ndërkaq për tenistin nga Shtetet e Bashkuara ky është trofeu i tretë sezonal, pas titujve në Auckland dhe Delray Beach, titull që tashmë lë jashtë turneut përmbyllës të Londrës spanjollin Pablo Carreno Busta dhe rikthen në finalet e sezonit një amerikan për herë të parë pas gjashtë vjetësh, kur mori pjesë Mardy Fish.

 

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment

Sharapova tenton titullin e parë në Tianjin pas rikthimit në kompeticion

14 Tetor 2017 12:28

Tenistja ruse, Maria Sharapova, e 86-ta në klasifikimin botëror, është kualifikuar të shtunen për në finalen e turneut në Tianjin (Kinë), ku ajo do të tentojë të dielën përballë bjelloruses Aryna Sabalenka (e 102-ta) që të fitojë titullin e parë WTA që prej rikthimit në cirkuit në prill pas 15 muajve pezullim për doping.

 Në gjysmefinale, rusja 30-vjeçare nuk e ka patur të veshtirë që të eliminoje kinezen Peng Shuai (e 25-ta), me rezultatin 6-3, 6-1.

 Nga ana e saj, Sabalenka ka eliminuar të shtunën italianen Sara Errani (e 280-ta) me rezultatin 6-1, 6-3. Në moshën 19-vjeçare ajo do të tentojë të fitoje titullin e parë WTA. 

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment

Sabalenka në finalen e turneut në Tianjin, synon titullin e parë në karrierë

14 Tetor 2017 12:24

Bjellorusja Aryna Sabalenka, e 102-ta në klasifikimin botëror, është kualifikuar për në finalen e turneut të tenisit ËTA në Tianjin (Kinë), pasi ka eliminuar italianen Sara Errani (e 280-ta) me rezultatin 6-1, 6-3.

 Sabalenka do të tentojë të dielën të fitojë titullin e parë të saj në karrierë në cirkuitin WTA përballe ruses Maria Sharapova (e 86-ta) ose kinezes Peng Shuai (e 25-ta).

 
Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment

Simona Halep, kualifikohet në finalen e Pekinit, do të bëhet për herë të parë N.1

7 Tetor 2017 12:47
Tenistja rumune, Simona Halep, është kualifikuar të shtunën për në finalen e turneut në Pekin, ndërkohë që do të bëhet për herë të parë N.1 botëror të hënën në publikimin e ardhshëm në klasifikimin WTA. Halep, aktualisht numri 2 botëror, ka mundur në gjysmëfinale letonezen Jelena Ostapenko (N.8) me rezultatin 6-2, 6-4. Ajo do të ndeshet në finale me çeken Petra Kvitova (N.18) ose francezen Caroline Garcia (N.15).
Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment