Veç ky kampion bote bën për Barçën ose Realin

“Franca fitoi Kupën e Botës në mënyrën më spektakolare pasditen e sotme me rezultatin 4-2 kundër Kroacisë, me një rol kryesor të luajtur nga Kylian Mbappe, dhe nëse Barcelona apo Real Madrid e kanë seriozisht për të firmosur me një lojtar të mirë, ata duhet të provojnë të marrin atë”, shkruan gjiganti mediatik sportiv “Marca”.

Pavarësisht se sapo ka bërë 19 vjeç, sulmuesi i Paris Saint Germain zhvilloi një ndeshje të madhe në futboll duke pasur besim në vetvete. Buzëqeshja në fytyrën e tij gjatë interpretimit të “La Marseillaise” i vendosi theksin një shfaqjeje gati të përsosur, duke e vulosur edhe me golin që shënoi në pjesën e dytë.

Mbappe ishte absolutisht i mbështetur nga Paul Pogba, i cili ishte një kolos në të dyja pjesët e fushës, sidoqoftë, në vetë kur Real Madrid i duhet që të zëvendësojë Cristiano Ronaldo, kandidatura më e mirë është djaloshi 19-vjeçar.

Duke shënuar në finalen e Kupës së Botës ish-ylli i Monaco-s bëhet i pari adoleshent që shënon që prej vitit 1958 kur Pele shënonte kundër Suedisë në moshën 17-vjeçare. PSG pagoi 180 milion euro për të pasur Mbappe në verën e vitit 2017, ndërsa është e vështirë që të argumentosh se vlera e tij në treg nuk është më e larta në këtë moment.

Ai është tani fitues i Kupës së Botës dhe performoi në mënyrën më të mirë të mundshme, duke luajtur në një nivel të pabesueshëm dhe që vetëm ai di ta bëjë. “Los Blancos” iu duhet që të ristrukturojnë sulmin dhe për të pasuar portugezin që tashmë është larguar, ata pëlqejnë Neymar, por nëse ata do të jenë serioz në këtë merkato, duhet të firmosin me më të mirën dhe për një periudhë afatgjate, Mbappe është i vetmi opsion. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan