Vecino: Interi e dëshiron Scudetton e ardhshëm

24 Prill 2019

Mesfushori uruguaian, Matias Vecino, ka kërkuar që Interi të shfrytëzojë rastin ndaj Juventusit që të tregojë vlerat e veta, ndërkaq këmbëngul se sezonin e ardhshëm Nerazzurët do të luftojnë për titull.

Interi do të kualifikohet në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm me një fitore ndaj Juventusit këtë fundjavë, ani pse 20 pikë do të jenë prapa zikaltrit.

“Ne kemi mundësi për t’i dhënë fund dilemës së Ligës së Kampionëve, kjo për shkak se edhe tjerët kanë ndeshje të vështira”.

“Do të jetë mundësi e bukur ndaj Juves. Është një ndeshje që ndjehet nga klubi. Juventusi ka treguar më shumë konsistencë, kështu që duhet të jetë referencë jo vetëm për ne”.

“Ne duhet që të afrohemi në atë nivel dhe të luftojmë për titull sezonin e ardhshëm. Na duhet punë, ne do të kthehemi të luftojmë për titull. Është synim për klubin, por ta themi tani nuk ka pak sa kuptim”, deklaroi Vecino. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan