Vëllazërorja me Kosovën, Edy Reja publikon formacionin, sa shumë debutime, rikthehet Balaj

11 Nëntor 2020

Në dukje duhet të ishte një miqësore luksi, në prag të dy ndeshjeve shumë të rëndësishme në Ligën e Kombeve, por situata që ka sjell COVID-19 e bën këtë vëllazërore shumë pak të dëshiruar nga dy trajnerët dhe stafet drejtuese. Për herë të dytë Shqipëria dhe Kosova përballen ndërmjet tyre në një ndeshje ku të dy trajnerët kanë vendosur të shohin në aksion disa lojtarë të rinjë. Edy Reja ka sjell sërish një formacion ndryshe, me disa lojtarë që për herë të parë debutojnë me fanellën kuqezi, Hoxhallari, Çepele e Doka

Shqiperia

SHQIPËRIA: Berisha, Doka, Ismajli, Çepele, Hoxhallari, Laçi, Selhai, Ramadani, Uzuni, Seferi, Balaj

KOSOVA: Muriç, Hadergjonaj, Rrahmani, Fazliji, Aliti, Kastrati, Shala, Kryeziu, B. Berisha, Celina, Muriqi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com