Vendimtar në barazimin kundër Romës, Strakosha: Jemi një pikë para

Vendimtar në barazimin kundër Romës, Strakosha: Jemi një pikë para

Ka bërë ndërhyrje vendimtare ditën e djeshme në derbin e “Olimpico”-s në derbin mes Lazio-s dhe Roma-s. Thomas Strakosha ka shprehur kënaqësinë për punën e marrë dhe për ruajtjen e pozicionin në tabelën e klasifikimit. “Është një barazim i rëndësishëm për ne, ndoshta në minutat e fundit meritonim që të shënonim një gol”, ka deklruar portieri i Lazio-s dhe Shqipërisë.

“Tani duhet që të shohim përpara sepse kemi të tjera ndeshje më të rëndësishme, ky rezultat na jep karikim neve dhe tifozëve tanë. Ishim mjaft të qet, nuk duhet të mendojmë për të shkuarën. Ajo që ndodhi të enjten djeg, por ne duhet të shohim përherë përpara dhe në takimin kundër Roma-s falë publikut dukej sikur ishim kualifikuar. Kërkuam që të gabonim më pak, duhet të vijojmë të ëndërrojmë për Champions League”.

Në rrugën që të çon në Champions League, portieri i kuqezinjve nuk fshihet: “Ne jemi Lazio dhe ata Roma, nuk mund të mendojmë për atë që bëjnë skuadrat e tjera. Ne jemi Lazio dhe duhet të luajmë si Lazio. Tani kemi një pikë më shumë se Inter-i, jemi të gjithë në garë. Çdo ndeshje është ndryshe dhe e vështirë, me Benevento-n kemi rrezikuar humbjen. Unë jam mirë, asnjë problem fizik. Ajo e mbrëmshmja ka qenë një nga koreografitë më të bukura që kam parë. Kur ishim dhjetë në fushë dukej sikur ishim njëmbëdhjetë, për këtë i falënderoj. Luajtëm mirë, edhe në pjesën e dytë, edhe pse në fund ata gjuajtën traun e portës, por edhe ne krijuam shumë raste. Luajtëm me grintën dhe mentalitetin e duhur”. /EDS/