Vendoset një tjetër rekord, huazimi që ka hyrë në histori

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
9 Gusht 2018 20:48

Omar Abdul Rahman ka hyrë në historinë e futbollit. Ai është huazuar te ekipi i Al Hilal nga Al Ain për shifrën rekord të 14 milionë eurove, duke u bërë huazimi i dytë më i shtrenjtë në histori të futbollit pas atij të Gonzalo Higuain-it, i cili kaloi te Milani.

26-vjeçari fillimisht kishte rinovuar për tre vite me Al Ain dhe mendohet se ka refuzuar oferta serioze nga Evropa për të qëndruar në ligën Arabe. Ai ka fituar katër tituj në Gulf League me Al Ain dhe është zgjedhur katër herë futbollisti më i mirë arab, ndërsa në vitin 2016 u zgjodh futbollisti më i mirë aziatik.

Omar tani ka detyrën e vështirë të shpërblejë shifrën e paguar nga klubi i tij i ri, ku testi i parë do të jetë Kupa së Azisë në Emiratet e Bashkuara Arabe, e cila do të zhvillohet në janar të vitit 2019. Ky nuk është huazimi i parë midis ekipeve të këtij rajoni, por është gjithsesi më i shtrenjti. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike