Venus Williams lirohet nga akuzat për vrasje

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
21 Dhjetor 2017 12:30
Tenistja ndihet e qetë

Venus Williams mund të marrë frymë lirisht. Tenistja amerikane u lirua nga akuzat se ajo ishte  shkaktare e vdekjes së një 78 vjeçari pas një incidenti rrugor në Palm Beach në 9 qershorin e shkuar.

Sipas policisë, vdekja erdhi si pasojë e një fatkeqësie, pasi të dy drejtuesit e mjeteve, sipas ekspertizës së kryer, nuk i kishin thyer rregullat e qarkullimit rrugo.

Pamjet filmike tregojnë se makina tip Toyota Sequoia e Williams hyri në mënyrë të rregullt në kryqëzim me semaforin jeshil, por kur pa që rruga iu pre nga një makinë tjetër Nissan, u detyrua që të frenojë menjëherë duke shkaktuar kështu përplasjen.

Viktima 78 vjeçare vdiq në spital 13 ditë pas aksidentit si pasojë e plagëve të marra.

Tani që kjo çështje u mbyll, tenistja mund të përqendrohet në sezonin 2018, pasi la pas një 2017 me një nivel shumë të lartë.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike