Vera seriozisht mund ta sjellë shkëmbimin Icardi – Dybala

19 Prill 2019

Eliminimi i parakohshëm i Juventusit në Ligën e Kampioneve ka shtuar shumë zërat për afatin kalimtar veror te Zonja e Vjetër.

Klubi vazhdon të jetë i  lidhur me një lëvizje për ish-kapitenin e Interit Mauro Icardin.

Sulmuesi i Nerazzurrëve nuk i ka marrëdhëniet e mira me klubin dhe po e pret verën për një largim të mundshëm nga Giuseppe Meazza.

Juventusi mbetet klubi më i interesuar për të.

Sipas Tuttosport, Juventusi është i interesuar për Icardi dhe për të arritur te ai mund ta përfshijë edhe Paulo Dybalan që do të shkonte në drejtim të kundërt.

Dybala këtë sezon nuk ka qenë në lartësinë e duhur në Torino, pasi ardhja e Cristiano Ronaldos siç duket nuk ka ndikuar mirë tek ai.

Vera pritet të jetë e nxehtë për Juventusin. /Telegrafi/

www.telegrafi.com