Verner një hap larg kalimit te Çelsi, Lajpcigu vendos ta zëvendësojë me sulmuesin shqiptar

05 Qershor 2020

Timo Verner është shumë afër kalimit te Çelsi, teksa thuhet se akordi mes klubit anglez dhe Lajpcigut është shumë afër.

Në këtë situatë, drejtuesit i janë futur punës për të gjetur zëvendësuesin dhe duket se atë e kanë gjetur në Bundesligë. Sipas mediave gjermane, drejtuesit e Lajpcigut kanë zgjedhur sulmuesin shqiptar të Verder Bremenit, Milot Rashica, për të zëvendësuar yllin gjerman.

Thuhet se sulmuesi i Kosovës pëlqehet shumë nga drejtuesit e Lajpcigut, të cilët po përgatisin sulmin për ta marrë në ekipin e tyre. Rashica më shumë mundësi pas përfundimit të sezonit do të ndryshojë ekip dhe me shumë mundësi do e shikojmë me fanellën e Lajpcigut.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan