Verratti e fton Neymarin në festën e Superkupës së Francës, por Mbappe e shtyn brazilianin

03 Gusht 2019

Paris Saint-Germain e ka fituar trofeun e parë për sezonin e ri, derisa sot (3 gusht) e ka mposhtur Rennesin në finalen e Superkupës së Francës.

Parisienët ishin në disavantazh pas 13 minutash lojë, pasi Adrien Hunou e kaloi Rennesin në epërsi, e që rezultoi më pas të jetë e vetmja goditje në kuadratin e portës.

Kampioni i Ligue 1 i barazoi shifrat e me një gol të bukur nga Kylian Mbappe, derisa Angel di Maria e shënoi golin e fitores nga gjuajta e lirë, ku kishin mbetur vetëm edhe 17 minuta lojë.

LMAOOOOOO MARCO LITERALLY FORCING HIM FFSSS BARCELONA PICK HIM UP pic.twitter.com/R7qEPJj7ag

— Galu (@PSGalu) August 3, 2019

Goli i bukur i argjentinasit ia siguroi trofeun e parë PSG-së për edicionin e ri, por edhe që ishte i shtati me radhë për ta.

Por, festa e skuadrës franceze është zbehur menjëherë me veprimet që i bëri Neymari në prag të fotos nga triumfi i tyre.

Mbappe pushing Neymar out of the team photo after PSG win the Trophée des Champions 😅pic.twitter.com/aiQMCnV3Ru

— GiveMeSport Football (@GMS__Football) August 3, 2019

Ylli brazilian që aktualisht është i lënduar, refuzoi të fotografohej me bashkëlojtarët e tij, duke paralajmëruar se po e kërkon largimin nga Parku i Princave.

27-vjeçari nuk u afrua që të ishte pjesë e fotos, mirëpo Marco Verratti e mori atë afër vetes për të dal në foto, derisa Mbappe e largonte atë nga grumbullimi në formë qesharake.

Lexo po ashtu: PSG triumfon me rikthim ndaj Rennes dhe fiton Superkupën e Francës, parisienët vendosin edhe rekord

Neymari po e kërkon me ngulm rikthimin te Barcelona, mirëpo PSG-ja po kërkon mbi 200 milionë euro nga shitja e tij.

Skuadra katalonase nuk ka vullnet që ta paguajë atë shumë të lartë, mirëpo braziliani po insiston që të largohet në këtë afat kalimtar. /Telegrafi/

www.telegrafi.com