Verratti: Me Liverpool do të jetë një finale në Champions

Verratti: Me Liverpool do të jetë një finale në Champions

Mesfushori i PSG-së, Marco Verratti diskutoi për shanset që skuadra e tij ka për të kaluar në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampioneve.

“Katër ndeshjet e para kanë konfirmuar faktin që grupi ynë është i vështirë. Një midis nesh, Napolit dhe Liverpool-it do të qëndrojë jashtë raundit të dytë dhe unë nuk dua që kjo skuadër të jetë PSG-ja. Ne na pret një ndeshje mjaft e vështirë kundër Liverpool-it në shtëpi, por besimi është i madh te ne. Të mos harrojmë që nëse fitojmë dy takimet e radhës, atëherë do të na jepet mundësia që të kalojmë turin. E mërkura do të jetë si një finale”, deklaroi italiani.

Ai u bë pjesë e klubit parisien në vitin 2012 dhe u ble nga skuadra e Pescara-s, që merrte pjesë në Serinë B në Itali. Ka luajtur 164 takime me francezët në Ligue 1 ku ka shënuar 5 gola dhe ka fituar 5 herë kampionatin. Është titullar me kombëtaren, ku ka luajtur me fanellën e kaltërnë 29 takime dhe ka shënuar 1 gol (ndaj Holandës në 2013 në Amsterdam). /EDS/

**************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.