Verratti thuhet se ka rinovuar me PSG-në

30 Tetor 2019

Marco Verratti thuhet se ka pranuar të zgjasë kontratën e tij deri në vitin 2024 me gjigantët francezë të Paris Saint-Germain.  

Mesfushori i Italisë ka marrëveshje valide me klubin francez deri në verën e vitit 2021.

Por, sipas RMC Sport, Verratti, i cili ka qenë te PSG që nga 2012, besohet të ketë nënshkruar një zgjatje tre-vjeçare të kontratës.

Lexo po ashtu: Verratti afër vazhdimit të kontratës me PSG-në, paga do t'i dyfishohet  

Verratti u bashkua nga Pescara, dhe asnjëherë nuk ka luajtur në Serie A.

Ai ndër vite ka qenë i lidhur vazhdimisht me një transferim te Juventus, Interi dhe Barcelona, por duket se do të mbetet në Ligue 1.

Verratti ka 36 paraqitje për kombëtaren e Italisë, teksa ka shënuar edhe tre gola. /Telegrafi/

www.telegrafi.com