Verstappen zotohet për besnikëri: Me Ricciardon për shumë kohë

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
7 Janar 2018 16:16
Daniel Ricciardo, Max Verstappen, Red Bull

Daniel Ricciardo, Max Verstappen, Red Bull: një trekëndësh sportiv i destinuar për të zgjatur shumë në kohë. Ky, minimalisht, është shpresa e pilotit holandez. Në vigjilje të sezonit të ri, i cili po troket pak nga pak, piloti deklaron: “Edhe nëse kemi luftuar shumë në pistë, Daniel është një djalë i përkryer dhe kemi kaluar shumë momente të mëdha jashtë cirkuiteve, shpresoj që të vazhdojmë të jemi shokë për shumë kohë”.

Verstappen ka firmosur rinovimin në fundin e vitit të shkuar me skuderinë e Milton Keynes deri në fund të sezonit 2019. Kontrata e Ricciardo, ndërkohë, skadon në fund të 2018.

Në bazë të respektit të madh, Verstappen shpjegon: “Është e qartë që pyetjet e bëjnë më intensive kur garon për titullin, por në fund është respekti reciprok. Kur një është më i shpejtë nga tjetri nuk mund të bësh tjetër gjë veçse ta pranosh, nëse një ka bërë garë të mirë, tjetri e di. Kjo është shumë e rëndësishme”.

Në të njëjtën linjë është Ricciardo: “Nëse ne të dy e gjejmë veten duke luftuar për botërorin, unë nuk mendoj se marrëdhënia jonë nuk do të shkojë në një pikë fërkimi siç ndodhi  midis Hamilton dhe Roseberg". /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike