Vertonghen ‘tremb’ skuadrat italiane me kërkesat e tij

22 Maj 2020

Jan Vertonghen do të largohet në fund të sezonit nga skuadra e tij aktuale Tottenham Hotspur.

Mbrojtësi belg largohet nga Londra pas tetë viteve qëndrim te ‘Gjelat’.

Kontrata e lojtarit me Spurs skadon në fund të sezonit dhe palët nuk kanë arritur marrëveshje të re.

E ardhmja e lojtarit duket se do të jetë në Serie A, por së fundmi kanë ngecur bisedimet mes agjentit të lojtarit dhe skuadrave italiane.

Roma, Inter, Milan, Lazio dhe Napoli janë skuadrat e interesuara për transferimin e mbrojtësit belg.

Megjithatë kërkesat e tij për pagë prej mbi katër milionë euro në sezon sipas medieve italiane kanë trembur ekipet e interesuara.

Jan Vertonghen . (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

Përveç pagës prej katër milionë euro, Vertonghen dëshiron edhe një kontratë prej tri viteve gjë që deri më tani asnjëra nga skuadrat nuk ka qenë gati t’ia përmbushë këto kërkesa.

Roma shihet favoritë dhe Giallorosët kanë pasur biseda të avancuara me të, ku i kanë ofruar kontratë dy vjeçare me pagë prej tre milionë euro në sezon.

Gjithsesi tani 33-vjeçarit i duhet të ulë kërkesat nëse dëshiron të luaj për ndonjërën nga skuadrat e mëdha italiane, në të kundërtën ai pritet të rikthehet në Holandë te Ajaxi. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan