Vetëm kameramanët lejohen në ndeshjen Inter-Ludogorets, shkak coronavirusi

26 Shkurt 2020

Vetëm kameramanët do të lejohen në stadiumin Giuseppe Meazza për takimin e Interit me Ludogrets, me gazetarët që gjithashtu janë ndaluar për shkak të Coronavirusit.

Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, vendimi është marrë tashmë midis dy klubeve dhe UEFA-s.

Ndeshja zyrtarisht u njoftua të mbahej pas dyerve të mbyllura disa ditë më parë, megjithatë si masë paraprake, janë ndërmarrë më shumë hapa.

Lexo po ashtu: Zyrtare: Ndeshja kthyese mes Interit dhe Ludogortesit në Ligën e Evropës do të luhet me ‘dyer të mbyllura’

E përditshmja italiane deklaron se gazetarët gjithashtu janë ndaluar të marrin pjesë në lojë, dhe për këtë arsye nuk do të mbahen konferenca shtypi para dhe pas lojës për 1/32-tën e Ligës së Evropës.

Vetëm kameramanëve, për qëllimin e transmetimit të lojës, do t’u lejohet hyrja në stadium.

Lexo po ashtu: Zyrtare: Pesë ndeshje të Serie A me dyer të mbyllura, mes tyre edhe Juve – Inter

Futbolli italian është hedhur në trazira këtë javë, me ndeshjet në Serie A që janë shtyrë fundjavën e kaluar, dhe diskutimet nëse tifozët do të kenë të drejtë të rimbursojnë biletat.

Ndryshe, janë konfirmuar mbi 300 raste të virusit në Itali, me 11 vdekje deri tani. /Telegrafi/

www.telegrafi.com