Vetëm një klub ka shfaqur interesim konkret për Gotzen, por gjermani duhet ta ulë pagën e tij

05 Prill 2020

Kontrata e Mario Gotzes me Borussia Dortmundin skadon në verën e këtij viti dhe lojtari do të largohet si futbollist i lirë.

Media të ndryshme evropiane kanë raportuar për interesimin e shumë skuadrave për t’i marrë shërbimet e mesfushorit ofensivë.

Liverpool, Tottenham Hotspur, Roma, Inter, Milan, Bayer Leverkusen, Hoffenheim e Hertha Berlin janë raportuar për skuadrat e interesuara.

Sipas asaj që ka raportuar Sport Bild, i vetmi klub që ka shprehur interesim konkret për Gotzen është gjiganti italian Roma.

Giallorosët e duan me çdo kusht gjermanin, por problemi vazhdon të mbetet paga e lartë e lojtarit i cili aktualisht te Dortmund fiton shtatë milionë euro në sezon.

Drejtori sportiv i Romës, Gianluca Petrachi ka kontaktuar me agjentët e lojtarit, por edhe me vet Gotzen nëpërmjet telefonit duke i treguar se e duan me çdo kusht atë dhe se shihet si lojtar i rëndësishëm.

Pas kalimit të coronavirusit, Petrachi pritet të udhëtojë drejt Gjermanisë për tu takuar personalisht me Gotzen.

Por problemi qëndron se gjermani vazhdon të kërkojë pagë të lartë, derisa Roma nuk mund t’i ofrojë më shumë se 4,5 milionë euro në sezon plus bonuset.

Interesim për gjermanin kanë shprehure dhe skuadrat nga Kina, Katari dhe Amerika, por Gotze nuk dëshiron të largohet nga Evropa dhe synimi i tij mbetet të luaj në Serie A. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan