Vetëm një skuadër në Europë është më e dobët se Reali këtë sezon

09 Tetor 2018

Viti i parë i Julen Lopeteguit në krye të Real Madrid nuk mund të kishte nisur më keq se sa kaq. Pas 8 javësh në La Liga, madrilenët janë në vend të katërt në renditje me vetëm 4 fitore, edhe pse mbetet 2 pikë larg Sevillas së vendit të parë. Golashënuesi më i mirë i skuadrës në kampionat është Karim Benzema, me 4 gola, gjysmën e Stuanit të Gironas, që kryeson renditjen.

E në fakt, ka qenë pikërisht thatësira e golave që ka ndikuar më së shumti në këtë krizë të skuadrës më të madhe spanjolle. Gjendja është aq keq, saqë në pesë kampionatet më të mira në Europë mund të gjesh vetëm një skuadër që nuk realizon për një periudhë më të madhe se sa Real Madrid.

Skuadra e Lopeteguit nuk feston një gol prej 409 minutash, që kur Marco Asensio shënoi në fitoren 1-0 kundër Espanyol. Që prej asaj dite Reali u mund 3-0 nga Sevilla, barazoi 0-0 me Atleticon, e më pas u mund minimalisht 1-0 nga CSKA e Moskës dhe Alaves.

Kjo seri negative i vendos madrilenët të dytët pas skuadrës franceze Dijon FCO, që nuk shënon gol prej 437 minutash. Edhe pse e nisën sezonin me 3 fitore rresht, Dijon ka mundur të marrë vetëm 1 pikë në 6 ndeshjet e fundit që ka zhvilluar, duke përfunduar kështu në zonën e rënies nga kategoria. Sigurisht në këtë pikë, Real Madrid mund të ngushëllohet, pasi vazhdon të mbetet në garë për titullin kampion./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan