Video/ 14 të verdhë në 27 ndeshje, një gjyqtare femër fut Klaus Gjasulën në historinë e Bundesligës!

23 Maj 2020

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë dhe kapiteni i Paderbornit, Klaus Gjasula, ka një pikë të dobët: kartonët e verdhë! Lojtari luftarak nuk është një nga ata që e tërheq këmbën pas dhe kjo bën që ai të jetë i “abonuar” i rregullt në shënimet e arbitrave të ndeshjeve që Paderborni luan.

Sot, Gjasula mori kartonin e 14-të në këtë edicion, i nxjerrë nga gjyqtarja Bibiana Steinhaus, dhe bëhet lojtari i parë në historinë e Bundesligës që arrin këtë shifër të lartë kartonësh në kaq pak ndeshje. Por pavarësisht se shifrat mund të duken të ashpra, 30-vjeçari nuk ka marrë kurrë një karton të kuq në këtë sezon.

Pak ditë më parë, trajneri Baumgart kishte paralajmëruar se do të ulte në stol cilindo nga lojtarët e tij që do të merrte karton të verdhë. Dhe e mban deri diku fjalën pasi Vasiliadis dhe Sërbeni do të ulen në stol pak çaste pas ndëshikimit. Por ky rregull nuk do të vlejë për Gjasulën, teksa në video shihet trajneri i Paderbonit që e shoqëron me të qeshur këtë moment.

(Video)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan