VIDEO| Alkool dhe këngë, ja si te City festuan në mënyrën më të çmendur

Festa e titullit te Manchester City nisi me alkool, jagerbomb, vallëzim dhe këngë në një lokal nate të dielën në mrëmje. U surprizuan nga Manchester United, i cili bëri humbje shokuese nga West Bromwich Albion, gjë që solli festën e yjeve të City-t. Aty, lojtarët blenë pije për çdo person që ishte i pranishëm në bar dhe kapiteni Vincent Kompany mbajti një fjalim pasionant para të gjithë të pranishmëve.

Fituesit e titullit u bashkuan në bar në orën 20:30, ku mbrojtësi portugez Bernardo Silva nisi që të këndojë klasiken “Oasis”, ndërkohë që Kyle Walker shkruajti në dritare “CITY” pas kondensimit që ishte bërë nga avujt.

City-t iu desh që të priste për këtë titull, pasi humbën shansin një javë më parë në ndeshjen direkte përballë United ku humbën 3-2, por më në fund erdhi momenti i tyre për të festuar. Ndërsa Kompany zgjodhi të ulej në një karrige dhe më pas u tha të pranishmëve: “Nëse aty ka fëmijë, mbulojani veshët ose nxirrini jashtë”.

Ai iu tha disa fansave të zjarrtë të City-t: “Ka qenë një dreq dite e gjatë, veçanërisht kur thellë në zemër ti je blu për më shumë se 40 vite. Por, këtë natë ne fituam sërish! Kështu që le të festojmë së bashku…”.

Më të zhurmshmit ishin John Stones, Yaya Toure dhe vëllai i tij Kolo, të cilët mbanin në dorë një shall bardheblu duke kënduar me zë të lartë. Festa u pasqyrua më së miri nga llambat që ndriçonin barin, ku lojtarët vijuan deri në orën 22:25 për të vazhduar diku tjetër. Ndërkohë që në dalje dëgjohej Walker që këndonte këngën e kampionëve, teksa whiskey po bënte punën e vetë kur ky i fundit po futej në taksi… /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan