VIDEO/ Ambulanca nuk ndizet, lojtarët e shtyjnë jashtë fushe

Tensioni i ndeshjeve më të rëndësishme në Brazil bllokon trafikun, edhe në … fushë. E pabesueshme ajo çfarë ka ndodhur në Rio de Janeiro. Një skenë tragjikomike: gjatë ndeshjes Vasco da Gama-Flamengo një lojtar pëson dëmtim. Ambulanca vjen në drejtim të fushës. Por nisja nuk është aq efektive sa mbërritja.

Ambulanca u ndal, në kuptimin e plotë të fjalës, në mesin e fushës. Makina mbeti e bllokuar, ashtu si dhe ndeshja. Bashkëpunimi mes lojtarëve është mëse i mjaftueshëm për të zgjidhur problemin, duke përdorur “mënyrat e vjetra”. Lojtarët fillojnë e shtyjnë makinën, në mënyrë që të rindizet. Videoja, natyrisht, është bërë tashmë virale. Episodi në fjalë ka ndodhur në minutën e75-të, kur Bruno Silva përplaset me shokun e tij të ekipit Gustavo. Lojtari përplas kokën dhe nuk mund të ngrihet. Në të tilla raste është e nevojshme ndërhyrja e ambulancës. Pikërisht në këtë moment ndodh e papritura. Dhe pas disa minutave, më në fund, ambulanca arriti ta dërgonte lojtarin në spital. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.