VIDEO/ Apolonia-Besa për rekord historik, 7 kartona të kuq dhe 11 të verdhë

04 Nëntor 2019

Ndeshja Besa vs Apolonia U19 ka thyer çdo rekord historik. 7 kartonë të kuq dhe 11 të verdhë është bilanci i 90 minutave super të tensionuara të luajtura në Kavajë. Përplasje e dhunë, grushte me njëri-tjetrin, 18 kartonë për vetëm dy gola, ishin të gjitha këto episode të ndodhura brenda një ndeshje të vetme që në fund mbeti pa fitues, në një barazim 1-1.

Vendasit e Besës nën presion për të arritur një rezultat pozitiv, pasi gjenden në fund të renditjes, e kërkonin me çdo kusht fitoren ndërsa u provokuan disa herë nga ana e fierakëve. Grindja dhe tensionet e futbollistëve në fushë bërë që arbitri të mos kursejë asnjë lojtar, duke ndëshkuar më karton ata që u përfshin në episodet që nuk janë të natyrës sportive duke nxjerrë kartonin e kuq për plot 5 lojtarë. Pas vazhdimit të lojës disa minuta më pas ishin edhe dy lojtarë të tjerë që morën kartonin e dytë të verdhë duke e çuar në 7 numrin e futbollistëve të ndëshkuar me karton të kuq. Në fund rezultati mbeti i fiksuar në shifrat e barabarta 1-1.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com