VIDEO/Asensio tallet keq me De Gean duke e quajtur…. Karius

Marco Asensio është filmuar nga kamerat duke u tallur me Loris Karius në tunelin e stadiumit, ”Hart Rock Stadium” në Miami pas fitores së Man Unitedit, 2-1 përballë Real Madridit. Në tunelin e stadiumit pas përfundimit të ndeshjes, spanjolli u ballafaqua me bashkatdhetarin e tij David De Gea, i cili mbron portën e Djajve të Kuq dhe filloi ta ngacmonte … duke e quajtur atë Karius. Për të kuptuar arsyen e këtij gjesti duhet të rikthehemi në Botërorin e Rusisë, në të cilën portieri spanjoll nuk ishte në nivelin e kërkuar dhe përfundoi nën syrin e kritikëve (duke u krahasuar me kolegun gjerman).

Natyrisht, kjo është një shaka e Asensios, siç tregohet nga video e incidentit. Sulmuesi i Real Madrid shkon për të përqafuar shokun kombëtares, i cili duket se ka marrë … me shaka. Por, në një këndvështrim tjetër, ndoshta vetëm De Gea mund ta kuptojë realisht se si mund të jetë … aspak argëtuese (padyshim për Karius) që të bëhet sinonimi i një portieri që bën gabime. Për më tepër, kritikat e botërorit e kanë dëmtuar shumë spanjollin, pavarësisht se ai nuk ka arritur, fatmirësisht, nivelet e Kariusit të shkretë. Portieri gjerman tashmë përmendet edhe kur nuk zbret në fushe. Madje edhe kur … nuk luan ekipi i tij. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan