VIDEO/ “Bajerni i tmerrshëm”, bavarezët “masakrojnë” Shalken me 8 gola. Tregojnë se kush është “mbreti”

18 Shtator 2020

Bajerni i Mynihut nuk tregon mëshirë as në javën e parë të kampionati gjerman. Kampionët e Gjermanisë dhe Europës shkatërruan me rezultatin e thellë 8-0 Shalke 04, e cila ishte “viktima” e parë e këtij sezoni për ekipin e Hansi Flik.

Tripletë nga Gnabri dhe golat nga Levandovski, Goretcka, Myler, Sane dhe Musiala kompletuan një triumf terrorizues të Bajernit. Për transferimin e bujshëm të Lëroi Sane ai debutoi më së miri në ndeshjen e parë me fanelën e Bajernit duke asistuar dhe dy gola të Gnabrit.

Me këtë rezultat, Bajerni tregon se do të kërkojë të triumfojë kudo edhe këtë sezon.

FT| Bajern Mynih-Shalke 04 8-0

Gnabri 4′, 47′, 59′, Goretcka 19′, Levandovski 31′, Myler 69′, Sane 71′, Musiala 81′

www.panorama.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan