VIDEO/ Barça fiton "El Clasico-n" në Miami

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
30 Korrik 2017 09:04
Reali vuan në Miami

Barcelona mposhti Real Madrid-in me rezultatin 2-3 në Miami sot në orët e para të mëngjesit. Neymar dha 2 aiste në këtë përballje mjaft të luftuar, ku arbitri amerikan u dallua për kartonat e verdhë të dhënë."" 66 mijë persona ishin të pranishëm në stadium për të parë këtë ndeshje midis dy gjigandëve spanjollë, që u ndeshën jashtë atdheut të tyre për herë të parë pas 25 viteve. Mess-it iu deshën 3 minuta që ta zhbllokonte rezultatin në  “Hard Rock Stadium”. 4 minutash të tjera, ekipi i Ernsesto Valverde-s dyfishoi rezultatin me anë të Ivan Rakitic-it, i cili mori një asist nga ylli brazilian. "" Kovacic u riktheu shpresën “galaktikëve” pasi shënoi një gol pas 14 minutash me një gjuajtje nga jashtë zone. Asensio barazoi rezultatin pak para përfundimit të pjesës së parë, duke mposhtur gardianin Jasper Cillessen. "" Pique realizoi golin e fitores, pas krosimit të Neymar-i në të 50’.  

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike