REZULTATET LIVE
Shiko listen e plote

VIDEO/ Bare shënon, Atletico fiton Audi Cup

2 Gusht 2017 22:55
Keidi Bare shënoi gol për Atletico Madrid-in në finalen e Audi Cup kundër Liverpool-it. Talenti shqiptar realizoi me kokë në të 33’. Por kur duheshin edhe 7’ që të mbaronte takimi, “të kuqtë” barazuan me anë të Roberto Firminos me penallti. Bare luajti deri në minutën e 60’, ku u zëvendësua nga Antoine Griezmann. Paraqitja e mirë e mesfushorit do ta ndihmojë atë që të thërritet sërish në të ardhmen nga trajneri Diego Simeone. Finalja u vendos nga gjuajtja e penalltive, ku madrilenët fituan me rezultatin 4-5. Bardhekuqtë në takimin e parë të martën mundën Napoli-n me rezultatin 2-1.
Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Reagon institucioni i futbollit

FSHF: Shoqatat Sportive nuk janë fantazmë, por me integritet

13 Janar 2018 12:19

Një debat i madh ka nisur ditët e fundit në lidhje me Shoqatat Rajonale Sportive, që kanë të drejtë votë në Asamblenë e Përgjithshme që do të zgjedhë edhe presidentin e ri të FSHF-së muajin e ardhshëm. Pas akuzave se kemi të bëjmë me organe fantazmë, ka ardhur edhe reagimi nëpërmjet shefit të zyrës së shtypit, Gerti Çarçani.

Deklarata e plotë e FSHF-së

Federata Shqiptare e Futbollit ka 66 anëtarë të cilët në bazë të statutit mund të jenë Klube futbolli ose subjekte të cilat përfaqësojnë grupe të caktuara profesionesh apo rajone të caktuara gjeografike.

Ky numër aktual anëtarësh është vendosur me ndryshimet statutore të miratuara nga Asambleja e Përgjithshme e FSHF në mbledhjet e datës 26.04.2011, 28.02.2013, 28.02.2014 dhe 19.03.2015. Përmes këtyre vendimarrjeve unanime, Asambleja e Përgjithshme si autoriteti më i lartë i FSHF, në përputhje me tagrat që i jep Neni 23/m. i Statutit ka definuar listën e plotë të anëtarëve të Federatës, listë e cila nuk është kontestuar as përmes mjeteve statutore, as përmes ankimimeve gjyqësore.

Formalizimi i anëtarësisë është diskutuar në mënyrë shteruese më specifikisht në asamblenë e datës 28.02.2013, ku është bërë një fotografim i situatës së atëhershme duke u pranuar unanimisht përfshirja e të 66 anëtarëve pjesmarrës në asamble. Nga pikëpamja e organizimit të brendshëm të Federatës Shqiptare të Futbollit, vendimarrja e Asamblesë së Përgjithshme përbën legjitimimin e të gjithë anëtarëve në formacioni aktual. Ky vullnet është ligjëruar sakaq edhe përmes vendimeve gjyqësore që kanë regjistruar në regjistrin e OJF-ve, vendimarrjet e asamblesë.

Rezulton se vullneti i anëtarëve themelues të këtyre shoqatave është shprehur përpara noterit publik shumë kohë përpara se kjo të ishte objekt kontestimi, duke ekzistuar qysh nga viti 2011, statute, akte themelimi dhe evidenca të depozitimit prane regjistrit përkatës të gjykatës. Vendimi i gjykatës ka më tepër efekt publicitar ose deklarativ dhe nuk e prek kurrësesi për mbarëvajtjen e aktivitetit të FSHF.

Së fundmi, vlen të theksohet se këto entitete nuk janë “fantazëm” siç po përflitet rëndom në disa media por kanë mbi 20 vjet që ushtrojnë aktivitet dhe përfaqësojnë realisht pjesën më të madhe të futbollit të luajtur, që është ai amator. Ato organizojnë aktivitete në rang qarqesh dhe madje kanë edhe ekipe përfaqësuese që ndeshen midis tyre ku janë 18 ekipe përfaqësuese rajonale me 360 lojtarë dhe 48 ndeshje në sezon. Këto shoqata kanë një aktivitet të ngjeshur në seleksionimin e lojtarëve të rinj ku vetëm në periudhën Nëntor-Dhjetor 2017 janë seleksionuar 2264 lojtarë të rinj. Aktualisht janë 605 ekipe rajonale me 13.310 lojtarë të cilët zhvillojnë rreth 4840 ndeshje në sezon. Shoqatat Rajonale kanë në krye figura të nderuara të futbollit shqiptar, integriteti i të cilëve nuk mund të vihet në dyshim për interesa momentale. 

 

 

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment

Maradona ka një kërkesë të veçantë për drejtuesit e Argjentinës

14 Nëntor 2017 23:35

Diego Armando Maradona deklaroi se dëshiron të kthehet si trajner i Argjentinës pasi bardhekaltërit u mposhtën në miqësoren e zhvilluar në Krasnodar 4-2 nga Nigeria.

Legjenda e Napolit bëri një kërkesë të guximshme në Instagram duke postuar një tabelë që tregon se ai kishte përqindjen më të mirë të fitimit të çdo ndeshje të kohëve të fundit me 75 për qind.

"Kush ka fituar më shumë? Bëni llogarit tuaja. Jam i zemëruar sepse ata po e hedhin poshtë prestigjin tonë, por nuk është faji i djemve. Dua të kthehem", shkruan Maradona në Instagram.

"El Pibe de Oro" ishte trajner i skuadrës së Argjentinës nga viti 2008 deri në vitin 2010. Ai sapo është shëruar nga operacioni në shpatullën e tij dhe aktualisht punon në Al-Fujairah SC në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment

Ramos bën sulmuesin, Spanja ndalet në Rusi

14 Nëntor 2017 21:58

Spanja shpërdoroi avantazhin e dyfishtë në miqësoren me Rusinë në stadiumin “Krestovsky Stadium” duke barazuar 3-3. Me përjashtim të sulmit, trajneri Lopetegui hodhi në fushë të gjithë “artilerinë e rënd” dhe ata nuk zhgënjyen duke kaluar në avantazh që në minutën e 9’ me mbrojtësin Alba, që shfrytëzoi asistin e Asensio.

Kur u mbushën 35’ minuta lojë miqtë gjetën edhe golin e dytë, këtë herë shënoi kapiteni Ramos nga pika e bardhë e penalltisë. Vendasit rihapën ndeshjen me anë të sulmuesit Smolov, që shënoi në fund të kohës së rregullut.

Pjesa e dytë nis me tre zëvendësime për spanjollët, por golin e gjejnë vendasit me anë të Miranchuk, që në minutën e 51’ vendosi baraspeshën.

Në aksionin e parë të rrezikshëm spanjollët fitojnë një tjetër 11-m, dhe e merr përsipër qendërmbrojtësi i Real Madridit. Edhe në këtë rast Ramos nuk gaboi duke e dërguar sferën në rrjetë (53’).

Në minutat e mbetura trajnerët u japin mundësi lojtarëve të rinj për të treguar veten duke i kryer të gjitha zëvendësimet. Në të 70’ Rusia barazoi sërish rezultatin pas një aksioni të shpejtë që u konkretizua me gol nga Smolov.

Pavarësisht aksioneve të rrezikshme nga të dyja skuadrat, minutat e mbetura nuk prodhuan më gol dhe rrjedhimisht loja u mbyll në barazim.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment

Suedi-Itali, spektakli nisi që nga tribuna me dy personazhe VIP

10 Nëntor 2017 23:24

Ndeshjen Suedi-Itali (1-0), e vlefshme për fazën "play-off" për Botërorin e Rusisë, sot e “spiunuan” dy protagonistë të Manchester United-it, Zlatan Ibrahimovic dhe Jose Mourinho. Trajneri portugez kishte interes për takimin, sepse po luanin mbrojtësit e tij, Matteo Darmian dhe Lindelof.

Natyrisht, për Ibrën nuk ka nevojë për shpjegime. Ai është idhulli i suedezëve dhe prej tij pritej që të bëhej udhëheqësi i skandinavëve në Kupën e Botës.  Dëmtimi i fundit nuk e ka lejuar të luajë, por pritet që të kthehet në fushë shumë shpejt.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment