REZULTATET LIVE
Shiko listen e plote
Besiktas nuk ka tifozë, por tenorë!

VIDEO: Bayern ka frikë, do luajë në stadiumin më të zhurmshëm në botë

11 Dhjetor 2017 19:47

O nëne, çfarë frike! Shorti i Bayern-it me Besiktas-in në 1/8-at e Ligës së Kampionëve sot fillimisht u quajt lajm i mirë për kampionët e Bundesligës, por me kalimin e orëve, duke “gërmuar” në disa video në Youtube dhe disa statistika të së kaluarës, mediet gjermane pranuan se ndeshjet nuk do të jenë të lehta.

Tifozët e skuadrës turke janë “të çmendur”! Nëse shihni fanella të bardha, qëndrojuni larg, sepse ata janë më të zhurmshmit në Evropë! Në maj 2013, në stadiumin e tyre të vjetër, “Inönü Stadium”, u regjistrua një zhurmë me vlerë 141 decibel, zyrtarisht rekord botëror për stadiumet.

Zhurmë, zhumë, shumë-shumë zhurmë! Kjo nuk është batuta e Kryeministrit Edi Rama në këngën e tij si kandidat për kryetar bashkie, por ajo që lojtarët bavarezë do të duhet të përballojnë në stadiumin e ri të Besiktas-it (që në vitin 2016), “Vodafone Park”.

42 mijë tifozë turq çdo ndeshje bëjnë zhurmë po aq sa makinat e garave. Pra, një makth i vërtetë. Besiktas nuk ka humbur asnjë ndeshje në shtëpi në kampionat apo kompeticionet evropiane që kur është hapur stadiumi i ri. E vetmja humbje ka ndodhur në një ndeshje kupe.

Nëse nuk bindeni që këta tifozë janë si tenorë, kujtoni fazën e grupeve, kur Leipzig luajti në atë stadium. “Gjermanëve u bëri shumë përshtypje atmosfera. Disa lojtarë të tyre donin të linin ndeshjen që pas 20 minutash”, - pati thënë kapiteni Oguzhan Özyakup.

Epo, është e vërtetë! Timo Werner kërkoi të zëvendësohej që në mesin e pjesës së parë, sepse iu dukte sikur në veshët e tij ishin miliona bletë. Te Bayern e dinë mirë. “Jemi të paralajmëruar që tani për ndeshjen në transfertë”, - u shpreh sot Thomas Müller.

Në të kaluarën, disa lojtarë gjermanë të cilët kanë luajtur te Besiktas janë Mario Gomez (2015-2016), Andreas Beck (2015-2017) dhe Roberto Hilbert (2010-2013).

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Emery: Madrilenëve i tregojmë...

Real Madrid-PSG, urrejtje në ditën e të dashuruarve

6 Janar 2018 11:28

Champions League do rezervojë muajin e ardhshëm një superndeshje, mes Real Madrid dhe PSG-së. Dy skuadrat do të vihen përballë në ditën e “Shën Valentinit”, dhe interesi për këtë përballje është maksimal. Duket ironike për faktin se dy skuadra kanë një urrejtje kundër njëra tjetrës për shkak të objektivi për të fituar trofeun, por edhe synimit të parisienëve për të marrë Ronaldon në fund të këtij sezoni futbollistik.

Gjithsesi, trajneri i PSG-së, ka folur për ndeshjen e 14 shkurtit në një deklaratë për spanjollen “Marca”, duke u shprehur: “Do të tregojmë “muskujt” ndaj Real Madrid në një ndeshje, ku objektivi ynë i vetëm mbetet që të eliminojmë madrilentë nga Champions”, ka thënë Emery.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Legjenda italiane flet për anglezin

Buffon: Kane ndër 5 më të mirët që jam ndeshur

30 Dhjetor 2017 12:38

Gianluiggi Buffon mendon se Harry Kane është një ndër pesë sulmuesit më të fortë që ai është përballur ndonjëherë.

Legjenda italiane futbollit deklaroi se ai do ta mbyllë karrierën e tij në përfundim të sezonit e do të ndryshojë mendje vetëm nëse “Zonja e Vjetër” fiton Ligën e Kampioneve.

Por 40 vjeçari e di se në shkurt e pret një test i vështirë, pasi bardhezinjtë do të përballen me Tottenham-in e Kane në 1/8 e Ligës së Kampioneve.

Sulmuesi anglez ka realizuar 56 gola në këtë vit dhe është golashënuesi më i mirë, duke lënë pas emra si Messi, Lewandowski dhe Cristiano Ronaldo.

“Harry Kane është një nga më të mirët në Evropë. Lojtari përmirësohet, por ai ka një instinkt natyral të të shënuarit të golave.

E kam parë këtë përgjatë viteve. Ronaldo, CR7, Inzaghi dhe Batistuta. Të gjithë kishin instiktin e të shënuarit që e bën një portier të vuajë shumë. Unë nuk e kam frikë më të mirin, e respektoj atë, e dua të luaj kundër tij”, tha Buffon-i.

Takimi i parë mes dy ekipeve do të luhet në 13 shkurt.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Heynckes e ka fituar një herë tripletën, por mund ta bëjë sërish

Dy argumente pse Bayern mund ta fitojë Champions-in

29 Dhjetor 2017 16:47

Bayern München mund të mos jetë skuadra absolutisht favorite për të fituar Ligën e Kampionëve, por ka disa argumente pse bavarezët janë disi më të favorizuar se skuadrat e tjera.

Rekordmenët kanë 11 pikë më shumë se ndjekësja më e afërt, Schalke 04, dhe kjo i ndihmon për ta marrë shtruar me ndeshjet e kampionatit, të paktën para ndeshjeve evropiane. Ndryshe nga skuadrat angleze, të cilat duhet të përqendrohen në Premier League, Bayern München mund t’ia lejojë vetes të luajë me skuadrën e dytë.

Pushimet e stërgjata janë një tjetër argument pro bavarezëve. Ndryshe nga Real Madridi, që ka luajtur jo vetëm në klasike me Barcelonën, por edhe në Botërorin e klubeve në Abu Dhabi, Bayern München e ka mbyllur shpejt fazën e parë dhe nuk do ta nisë menjëherë të dytën. Faza përgatitore që djemtë e trajnerit Jupp Heynckes do të zhvillojnë në Katar i ndihmon edhe më shumë, ndryshe nga skuadrat angleze, të cilat duhet të luajnë edhe për Krishtlindje.

Duke marrë parasysh faktin se Heynckes mund të blejë edhe ndonjë lojtar tjetër përveç sulmuesit Sandro Wagner në janar, shanset për fitimin e tripletës janë të mëdha. 

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Aty janë Kylian Mbappé dhe Marco Asensio, por nuk gjendet asnjë italian në formacionin më të mirë të vitit të përzgjedhur nga UEFA

Formacioni ideal i të rinjve, UEFA ngel në klasë Italinë

25 Dhjetor 2017 11:17

Aty janë Kylian Mbappé dhe Marco Asensio, por nuk gjendet asnjë italian në formacionin më të mirë të vitit të përzgjedhur nga UEFA dhe që analizon lojtarët e moshës U-24, të cilët kanë debutuar në edicionin e fundit të Champions League. Asnjë italian apo lojtar që militon në Serie A (por në rastin e juventinëve të rinj si Dybala apo Rugani, që të dy kishin luajtur në edicionin e mëparshëm të turneut), por lojtarë të ndryshëm që përbëjnë formacionin më të mirë të Evropës apo që janë në qendër të merkatos verore faraonike.

Në portë i përzgjedhuri është braziliani Ederson, që aktualisht luan te Manchester City, ndërkohë që linja mbrojtëse është e përbërë nga Nelson Semedo (ish-Benfica dhe tani te Barcelona), Davinson Sánchez (Tottenham), Niklas Sule (Bayern), Kieran Tierney (Celtic).

Një tjetër lojtar i Spurs-ave në mesfushë: 21-vjeçari Harry Winks (Tottenham), i cili ka në krah portugezin Talisca dhe zbulimin e Realit, Marco Asensio.

Në sulm, përveç 19-vjeçarit Kylian Mbappé (i zbuluar nga Monaco dhe tani luan për Psg), janë edhe gjermani 21-vjeçar Timo Werner (Leipzig), dhe zvicerani me origjinë nga Kameruni, Dimitri Oberlin i Baselit./EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment