VIDEO/ ”Bonjour”, e ardhmja e Marchisios, në Francë?

Claudio Marchisio me anë të një postimi në “Instagram”, ka përshëndetur tifozët e Juventus, por në mesazhin e publikuar mund të  zbulohet e ardhmja e mesfushorit. Fjalët e para të  mesfushorit kanë  qenë: “Bonjour”, që në frëngjisht do të thotë “Mirëdita”.

Janë  të  shumtë  ata që  e kanë  pyetur nëse do ta vazhdojë karrierën në Francë , por Marchisio nuk ka preferuar të përgjigjet, duke u mjaftuar me fjalët: “Jam në ditët e fundit në këtë qytet. Shumë shpejt, unë dhe familja ime, do të zgjedhim, përfundimisht të ardhmen, por do t’u njoftojmë .”

Në ditët e fundit, Monaco mendohet se do të  jetë  e ardhmja e lojtarit. Pista e PSG duket larg, përpos insistimit të mikut të tij, Gigi Buffon. Ndër ekipet e tjera që  kanë  shprehur interes për lojtarin, megjithatë, janë edhe Impact Montreal dhe disa klubeve të La Liga. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan