VIDEO/ Brazil, simulimi qesharak i denjë për një film Hollywood-i

24 Shtator 2018

Ndoshta nuk është diskutuar aq sa duhet, por në Brazil, gjatë ndeshjes Sport Recife-Palmeiras, protagonist kryesor nuk ishte autori i golit vendimtar për de Siqueira, por sulmuesi brazilian Deyverson. Lojtari i lindur në vitin 1991 është bërë personazh në mënyrë negative për shkak të një simulimi të turpshëm. Krahasimi, me atë që shfaqi gjatë Botërorit, me Neymar, duket se është mjaft i goditur.

Skena, pas një prekjeje të pretenduar nga kundërshtari, është me të vërtetë epike. Sulmuesi bie në tokë, rrotullohet për disa metra, pastaj ngrihet. Deri në atë moment asgjë nuk është e çuditshme, por pastaj bie përsëri në tokë dhe vazhdon rrotullohet. Vetëm kur sheh gjyqtarin të afrohet, ai ngrihet përsëri, duke çaluar. Një shfaqje, aspak sportive dhe një pamje jo e denjë për tifozët e futbollit. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan