VIDEO | Bylisi me kompleks të ri Kapllanaj falënderon FSHF

Do të quhet Kompleksi Sportiv Bylis, ashtu si skuadra e futbollit të krahinës së Mallakastrës. Sot, pas gjashtë muajsh punimesh, në Ballsh është inauguruar kompleksi sportiv që do t’i shërbejë qytetit të Ballshit dhe rrethinave për të zhvilluar më tepër sportin e futbollit.

Të pranishëm në Ballsh kanë qenë përfaqësues të FSHF-së, të cilët kanë prerë shiritin për këtë mini-stadium që ka 400 ndenjëse, po ashtu i ofron të gjitha shërbimet për të zhvilluar një ndeshje zyrtare moshash. Mbi të gjitha, do të shërbejë për ngritjen e akademive sportive dhe të stërvitjes së skuadrës ballshiote.

Presidenti i Bylisit, Agron Kapllanaj, ka falënderuar direkt kreun e FSHF-së, Armando Duka për këtë investim, pasi një pjesë të fondeve i ka dhënë institucioni më i lartë i futbollit në vend që ky projekt të bëhej realitet. Në fjalën e tij para qytetarëve të Ballshit, Agron Kapllanaj u shpreh:

“Që ky projekt të realizohej 100% duhej edhe një donator tjetër pasi projekti e tejkalonte limitin e USAID-it që kishte në dispozicion. Për këtë, me qenë se këtu kemi të bëjmë me një kompleks sportiv, unë nuk ngurrova, por shkova dhe takova mikun tim dhe të gjithë mallakastriotëve, presidentin e FSHF-së, Z.Armando Duka, të cilin gjej rastin ta falënderoj nga zemra, pasi përgjigjja e tij pa e mbyllur unë mirë fjalën ishte: Po z.kryetar! Do të bëhemi bashkë financues në këtë projekt”.

Bylisi do të zhvillojë sezonin e tretë radhazi në Kategorinë e Parë, ashtu si asnjëherë më parë në historinë e këtij klubi. Por, ky sezon do të merret shumë seriozisht nga drejtuesit, të cilët kanë ruajtur boshtin e vitit të shkuar dhe do të afrojnë lojtarë cilësorë për të përforcuar repartet më të dobëta për t’u rikthyer në elitën e futbollit shqiptar. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan