VIDEO | Castillejo te Milan, konfirmimi është ”hyjnor”

Samu Castillejo te Milan, Carlos Bacca te Villarreal: marrëveshja është tashmë e mbyllur dhe këtë e thotë edhe… njeriu i Perëndisë. 23-vjeçari spanjoll, i cili luan si mesfushor i krahut të majtë ose të djathtë, por që ka marrëdhënie të mirë edhe me golin, mund të vijë në Itali shumë shpejt për të finalizuar marrëveshjen.

Testet mjekësore do të realizohen të mërkurën në mëngjes, ndërsa lojtari do të vijë si fillim në formë huazimi për 3 milionë Euro me detyrim blerjeje për 15 milionë në fund të sezonit. Ndërsa Bacca kthehet përfundimisht në Villarreal ku ka luajtur edhe vitin e kaluar.

Por nëse mungon firma në letër, nuk ka munguar bekimi i priftit. Gjatë një ceremonie fetare që klubi spanjoll realizon çdo vit në fillim të sezonit sportive, prifti përgjegjës për bekimin e skuadrës para nisjes së kampionatit, i ka kushtuar dy fjalë në veçanti djaloshit nga Malaga. “Por tani, ti do të ikësh? Do të kisha dashur të të shihja ende këtu. Të uroj gjithë të mirat”, ka thënë prifti që më pas ka përqafuar lojtarin./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan