VIDEO | Çfarë mund të bëjë më shumë një sulmues?! Besart Berisha show

Besart Berisha vazhdon të shënojë në Australi me skuadrën e tij dhe sot ia ka dalë të dhurojë “shoë” në fitoren që Melbourne Victory arriti kundër Central Coast Mariners. Por ndeshja për të nuk ka nisur me gol, por me asist. Që në minutën e 15-të ai shërbeu për George, i cili pas një galopimi i vetëm më portierin gjeti rrugën e rrjetës. Ky futbollist 10 minuta më vonë i ktheu borxhin sulmuesit shqiptar, duke asistuar dhe Berisha nuk fali.

Këto dy gola mjaftuan pjesën e parë, ndërkohë që në të dytën ai realizoi edhe dy herë të tjera. Dy gola të lehtë për sulmuesin, që nga pranë portës arrin të dërgojë topin në rrjetë. Me rezultatin 4-0 gjithçka është e mbyllur praktikisht, edhe pse deri në fund të ndeshjes kishte edhe tre gola të tjerë. Melbourne Victory shënoi edhe një herë, për t’i lënë radhën miqve, që ngushtuan shifrat në 5-2 dhe kaq ishte historia e këtij takimi.

Skuadra e Berishës renditet në vendin e tretë në tabelën e klasifikimit 35 pikë, ndërkohë që për 32-vjeccari gara për “Këpucën e Artë” duket e humbur, pasi braziliani Bobo me Syndey FC ka shënuar 22 gola, 10 më shumë se sulmuesi i Melbourn Victory. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan