VIDEO/ Chelsea mund të shpëtojë sezonin, mbetet në garë për FA Cup

Me gola të Alvaro Morata-s dhe Ngolo Kante, Chelsea dhe Antonio Conte mund të shpëtojnë sezonin. Fitorja në kohën shtesë me rezultatin 1-2 në fushën e Leicester ka risjellë entuziazmin në ekipin londinez që u eliminua nga Champions League, por edhe që është larg vendit të parë në Premier League.

Nisja e lojës ishte marramendëse nga Leicester që dukej se nga minuta në minutë do të kalonte në avantazh. Por, nuk ndodhi kështu në “King Power Stadium”. Në minutën e 42 Blutë e Londrës bëjnë një kundërsulm, ku Alvaro Morata merr një pasim nga Willian dhe dërgon topin në rrjetë. Të besuarit e Antonio Conte-s zbresin në dhomat e zhveshjes të qetë.

Pjesa e dytë është ndryshe, Leicester kërkon me çdo kusht barazimin e shifrave. Pas insistimeve të shumta, është Jamie Vardy që baraspeshon rezultatin në minutën e 76. Rrëmuja në zonën e Chelsea-t shfrytëzohet nga Mahrez, i cili pason për Jamie Vardy-n. Ky i fundit gjuan në krahun e djathtë dhe çon shifrat në 1-1.

90 minutat përfundojnë pa fitues në fushën e Leicester-it. Ndeshja shkon në shtesën 30-minutëshe. Kur u mendua se fraksioni i parë i shtesës do të mbyllej me rezultatin 1-1, atëherë vjen dhe kundërsulmi i Chelsea-t. Ngolo Kante pason saktë për Pedro-n, i cili në minutën e 105-të çon sferën në rrjetë, 1-2.

Pjesa e mbetur e minutazhit të ndeshjes nuk sjell ndryshim rezultati. Conte ka të drejtë të gëzojë, Chelsea shkon në gjysmëfinalet e FA Cup. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan