VIDEO/ Cikalleshi bën heroin, shpërthen me një “dopjetë”, Rey Manaj vulos fraksionin e parë

18 Nëntor 2020

Shqipëria shkëlqen në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, në sfidën përballë Bjellorusisë dhurojnë spektakël ofensiv, të paktën në pjesën e parë. Sokol Cikalleshi dhe Rey Manaj, dyshja e sulmit e përzgjedhur nga Edy Reja, janë në formën e tyre më të mirë, me sulmuesin kavajas që brenda 27-të minutave arriti të realizoj një “dopjetë”.

Në minutën e 19-të, Memolla hodhi në zonë një kros perfekt, aty ku me kokë Cikalleshi dërgoi topin në rrjetë dhe Shqipërinë në avantazh.

Në minutën e 26-të, Rey Manaj arrin të fitoj një 11-metërsh ndërsa nga pika e bardhë e penalltisë, Cikalleshi nuk gaboi duke realizuar edhe golin e dytë për Shqipërinë.

Pikërisht në momentin më të mirë të Shqipërisë, një gafe në mbrojtje futi sërish në lojë Bjellorusët të cilët ngushtuar diferencat në 2-1.

Atëherë kur ekipet po i drejtoheshin dhomave të zhveshjes, në minutën e 44-të, Manaj finalizon me gol një asisit të Gjasulës duke sigluar shifrat në 3-1.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com