VIDEO| City na argëton me 5 gola, ishte futboll apo magji?

Edhe pse e ka siguruar titullin kampion disa javë më parë, Manchester City sërish nuk fali në kampionat. Kundër Swansea-s shpërtheu me një “lumë” golash, 5-0. Ekipi që lufton për mbijetesë në Premier League e pati gjithçka të vështirë përball skuadrës së Pep Guardiola-s, duke pësuar pesë herë.

Pjesa e parë – Manchester City e mbyll fraksionin e parë të lojës me rezultatin e pastër 2-0. Goli i parë erdhi në minutën e 12 për të besuarit e Pep Guardiola-s. De Bruyne gjen Sterling, i cili hyri në zonën e penalltisë së Swansea-s dhe pasoi për David Silva-n, i cili e dërgoi topin në rrjetë, 1-0. Lëvizje e zgjuar për të zhbllokuar rezultatin.

Katër minuta më vonë Sterling arrin që të shënojë dhe golin e dytë, duke përfituar nga një asist i Delph. Pasime të shkurtra dhe të qartë të “Qytetarëve”, që u konkretizuan me gol nga Sterling. Swansea pothuajse e dorëzuar përballë ekipit të Manchester City-t.

Pjesa e dytë – Mjaftojnë nëntë minuta lojë nga fraksioni i dytë i takimit që De Bruyne të realizojë golin e tretë. Pas një kombinimi me Danilo-n, është belgu që konkretizon në rrjetë në minutën e 54-t.

Dhjetë minuta më vonë, pikërisht kur kronometri shënonte 64 minuta, Gabriel Jesusi-t iu besua një 11-metërsh, por që ky i fundit gjuan në mënyrë të gabuar. Korrigjon në të njëjtin moment Bruno Silva, i cili e dërgoi topin në rrjetë, 4-0. “Qytetarët” vulosin fatin e ndeshjes.

Pas këtij goli Pep Guardiola bëri zëvendësimet e rastit, gjithashtu dhe trajneri i Swansea-s, por sërish në fund shifrat ndryshojnë. Gabriel Jesus shfrytëzoi asistin e Traore-s duke e dërguar topin për herë të pestë në fundin e rrjetës. 5-0 dhe me kaq përfundoi kjo ndeshje.  /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan